|
Analiza laboratorike ne te gjithe spektrin.
Aparaturat e laboratorit jane moderne te kompjuterizuara.
Klinika eshte e pajisur me aparatura
se Cell Counter, Fotometer, Dy aparate Minividas,
Mikroskop. Saktesia e analizave sigurohet nga dy
specialiste te larte dhe tre laborante qe
punojne ne laborator.
Kabineti i Radiologjise – I pajisur me Skaner
Toshiba, qe ben te mundur realizimin e egzaminimeve te
gjithe trupit.
Aparati universal i radiologjise realizon egzaminimin e
pjeseve te ndryshme te trupit. Ne kete kabinet
realizohen gjithashtu edhe
procedurat diagnostike si : pielografia, Fistulografia
etj. Ne kete kabinet ndodhet edhe skopia televizive, si
edhe aparati i mamografise.
Kabineti
i EKO-s – i pajisur me dy aparate EKO (Doppler me ngjyra),
siguron kryerjen e te gjitha egzaminimeve
ultrasonografike.
Ketu kryhen EKO te zemres
dhe eneve te gjakut, te barkut, te aparatit urinar, per
shtatzani, tiroide, teste etj. Kryhen edhe eko speciale
si transrektale, transvaginale.
Kabineti
Kardiologjise – I pajisur me aparatura si Eko
kardiake, EKG, Aparati I Cikloergometrise (bicikleta) I
cili eshte ne gjendje te zbuloje te gjitha pathologjite
e zemres.
Kabineti
Konsultave – ku realizohen konsulta nga mjeke te
specialiteteve te ndryshme si : kirurg, neurokirurg,
pediater, gjinekolog, pneumolog, gastrohepatholog,
psikiater, otojater, okulist, etj.
Keto mjeke do ju zgjidhin edhe problemet me te
nderlikuara shendetesore. Ajo qe e bent e vecante
punen ketu eshte puna ne staf. Eshte shume elehte
mbledhja e nje grupi specialistesh dhe dhenia e
konkluzionit per pathollogji te ndryshme. Arkitektura e
klinikes eshte ideuar per ti bere sa me te lehta te
ashtuquajturat konsulta te perbashketa.
Kabineti
ORL dhe Okulistikes – eshte i pajisur me aparaturat
me moderne qe perdoren per diagnostikim si audiometer,
timpanometer, biomikroskop, endoskop, etj.
Farmacia – eshte pjese perberese e klinikes. Prania e
farmacise eshte ideuar me teper per te siguruar
vazhdimesine e trajtimit korrekt te pacienteve. Barnat
qe jepen ketu jane te kontrolluara nga klinika dhe me
cmim te favorshem per pacientin. Marrja e barnave ne
kete farmaci ju jep mundesine qe te kontaktoni perseri
me mjekun dhe te keshilloheni nga ai per menyren e
perdorimit te tyre.
Kabineti
Urologjise me Hendoskopi – ne kete kabinet ndodhen
pajisjet per relizimin e endoskopise diagnostike dhe
intervecionuese ne te gjitha sistemete organeve,
aparatit tretes, respirator, urinar. Ketu realizohet :
heqja e gureve me aparat ne veshiken urinare dhe ureter,
behen ture te ndryshme si papiloma, prostata etj.
Kabineti
terapise se dhimbjes – eshte i pajisur me aparat
digital te skopise televizive, jep mundesine per
trajtimin e dhimbjes me metoda efikase dhe jotraumatike.
Salla
e Operacionit – e ideuar dhe e kompletuar nga
specialiste te huaj ajo ploteson te gjitha standartet e
nje salle operacioni moderne. Eshte e pajisur me
aparatura si : aparat narkoze, monitore, komplete
instrumentash per operacione te kirurgjise se
pergjithshme, urologjise, neurokirurgjise, orl, ortopedi.
Infrastruktura e salles se operacionit siguron ajrosje
me filtra bakteriale, sistem ndricimi tavanor,
kondicionim qendror.
Dhomat e te semureve – jane te kompletuara nga
ana mjekesore me te gjitha pajisjet e monitorimit, linja
oksigjeni, aspirimi, kushte keto te domosdoshme per
trajtimin postoperator te pacienteve. Nga ana hotelerike,
dhomat jane te pajisura me shtreter shume komode (Stryker),
me banja, ngrohje dhe ftohje qendrore, televizor. Ne
keto dhoma ka sherbim 24 ore nga mjeke, infermiere dhe
sanitare. Ushqimi eshte special dhe merret sipas
porosise se mjekeve per dieta te vecanta. |